Download 3. PERKATESIA PDF

Title3. PERKATESIA
File Size317.3 KB
Total Pages20
Document Text Contents
Page 1

PËRKATËSIA (NACIONALITETI) E PERSONAVE JURIDIK SI FAKT INDETIFIKIMI- FAKT

NE BAZE TE CILIT KRIJOHET ELEMENTI I HUAJ JURIDIKO – PRIVAT



• Përveç personave fizik si subjekte të marrëdhënieve juridiko – private me

element të huaj, gjithnjë e më shpesh paraqiten edhe personat juridik.

• Për këtë arsye, përveç shtetësisë dhe vendbanimit, të cilat janë fakte të

identifikimit për personat fizik, për personat juridik këtë rol e ka përkatësia e

tyre.

• Mirëpo, duke marrë parasysh natyrën e personit juridik (konstituimin, shuarjen,

etj.), përkatësia nuk e ka të njëjtin rol edhe te marrëdhëniet trashëgimore me

element të huaj (si shtetësia dhe vendbanimi).

Për dallim prej personave fizik, që zotësinë juridike e fitojnë nga moment I lindjes

dhe kanë subjektivitet juridik me vetë faktin se janë gjallë, pra , pse ekzistojnë e, jo

pse janë shtetas të ndonjë shteti, personat juridik, subjektiitetin juridik e fitojnë sipas

kushteve dhe procedurës konkrete që në veçanti I parasheh çdo shtet, lidhur me

themelimin, rolin, emërimin, veprimtarinë si dhe pushimin e statusit juridik (likuidimin).

• Pra, përkatësinë (nacionalitetin) e shtetit të vendit do ta fitojë vetëm personi

juridik që do t’I plotësojë kushtet sipas lex fori.

• Në vazhdim, do të bëhet fjalë vetëm për personat juridik të së drejtës private (jo

të drejtës publike).

• Personat juridik që I takojnë një shteti respektivisht që e kanë përkatësinë

(nacionalitetin) e atij shteti

• Janë personat juridik të së drejtës civile(private) dhe shteti me derivatet e tij.

4 Personi juridik është krijesë shoqërore së cilës sistemi (rendi ) juridik ia njeh

zotësinë juridike, që do të thotë se, sistemi juridik I krijesës shoqërore mund t’ia

njeh cilësinë e subjektit juridik, respektivisht të jetë bartës I të drejtave dhe

detyrimeve, edhe pse një krijesë e tillë plotësisht dallohet nga njeriu, nga personi fizik.

• Në qoftë se e drejta konsiderohet si instrument I cili shërben për arritjen e

qëllimeve konkrete, atëherë shtrohet pyetja se: Pse ka nevojë që përveç

personave fizik, si pjesëmarrës në marrëdhëniet juridiko- private të paraqiten

edhe personat juridik?

Page 10

Për shkak të raporteve të ndryshme që krijohen gjatë këtij transporti konsiderohet se

një kategori e caktuar e sendeve të luajtshme (mjetet themelore të transportit) për shkak

të rëndësisë së tyre( ekonomike, politike dhe të sigurisë), duhet të kenë trajnim të

veçantë juridik, të ngjashëm me sendet e paluajtshme, edhe pëm me sendet e

paluajtshme, edhe për mjetet themelore të transportit mbahet evidence specifike në

regjistra të veçanta ku bëhet regjistrimi I tyre.

• Prej mjeteve themelore të transportit padyshim se rëndësi të veçantë ekonomike

dhe të sigurisë (për një shtet) kanë anijet dhe aeroplanët por, gjithsesi edhe

trenat.

• Anijet dhe aeroplanët (fluturaket) e kanë përkatësinë (nacionalitetin) e shtetit në

momentin e regjistrimit të anijes në regjistrat e aeroplanëve të shteteve konkrete.

Regjistrimi I anijeve dhe aeroplanëve në regjistra të veçanta të një shteti ka

karakter dhe efekt juridiko- sendor për atë shtet, për dallim p.sh. : nga efekti juridik

I regjistrimit të mjeteve motorike të komunikacionit.

• Për këtë arsye, pozita juridike të sendeve të paluajtshme edhe pse, anija dhe

aeroplani në aspektin juridiko- teknik përsëri trajtohen si sende të luajtshme në

sistemin juridik të një shteti.

• Përveç që përkasia (nacionaliteti) e mjeteve themelore të transportit dokumentohet

(provohet) me anë të regjistrave ku ato janë të regjistruar, gjithashtu si shenja të

jashtme për përkatësinë e këtyre mjeteve shërbejnë edhe flamuri që e përdor

anija gjatë lundrimit, përkatësisht shenjat nacionale të aeroplanit dhe trenit për

regjistrimin (inartikulimin) e tyre. Kjo formë e përkatësisë (nacionalitetit) të mjeteve

themelore të transportit (me anë të regjistrimit në regjistra të veçanta dhe shenja

të jashtme) parashihet edhe në konventat ndërkombëtare nga lëmi I

komunikacionit (Konventa e Parisit e vitit 1919, Konventa Pan- Amerikane e vitin

1928 , etj.).

Edhe Gjykata Ndërkombëtare e drejtësisë në mendimin këshillëdhënës të 8 qershorit

1960 e përfaqëson qëndrimin se anija e ka përkatësinë e atij shteti në regjistrat e të

cilit është regjistruar siç është paraparë në më tepër konventa ndërkombëtare si :

Konventa për sigurinë e jetës së njerëzve në detë e vitit 1914, Konventa për pengimin e

ndotjes së detit e vitit 1954, etj.

• Për shkak të rëndësisë së madhe ekonomike, politike dhe të sigurisë që kanë

mjetet themelore të transportit për një shtet, ato janë nën kontrollin direkt të

shtetit dhe, çdo shtet në mënyrë individuale I cakton kriteret dhe kushtet nën të

cilat bëhet regjistrimi (inartikulimi) I tyre.

Page 19

Gjermani) atëherë elementi I huaj në këtë marëdhënie është I shprehur në të

drejta dhe detyrime.

• Si fakte në bazë të të cilave shfaqet elementi I huaj juridiko-privat në të drejta

dhe detyrime janë: vendi I lidhjes së punës juridike , vendi I përmbushjes

(ekzekutimit) të punës juridike, vendi I selisë së gjykatës dhe vendi ku është

kryer veprimi kundërligjor.

• Në qoftë se , vendi I lidhjes së marëdhënies juridiko-private me element të

huaj është në shtetin e huaj atëherë , elementi i huaj shfaqet në të drejta dhe

detyrime.

• Problemet që kanë të bëjnë me vendin e lidhjes së punëve juridike janë të lidhur

me cilësimin, për arsye se në sistemet juridike të shteteve të ndryshme, moment dhe

vendi i lidhjes së punës juridike kanë përmbajtje të ndryshueshme juridike.

• Në të drejtën bashkëkohore krahasuese lidhur me momentin e lidhjes së punëve

juridike midis personave që nuk janë prezent ekzistojnë tri sisteme, varësisht se cila

teori për pranimin e ofertës për lidhjen e kontratës aplikohet e pranimit, e deklarimit,

ose e kuptimit.

• Sipas sistemit të parë, kontrata është e lidhur në momentin kur personi të cilit i është

drejtuar ofertuesit se e pranon ofertën e tij(si psh; në Angli).

• Sipas sistemit të dytë, kontrata është e lidhur në momentin kur ofertuesit i arrin

përgjigja e personit të cilit i është drejtuar oferta ( të ofertuarit) se e pranon ofertën

e tij ( psh. Kroaci,Slloveni, Kosovë, Maqedoni) dhe sipas sistemit të tretë, kontrata

është e lidhur në momentin kur ofertuesi në cilëndo qoftë mënyrë e kupton se

personi të cilit i është drejtuar oferta e pranon ofertën e tij (psh. Itali).

• Vendi i ekzekutimit (përmbushjes) së punës juridike (lex loci executionis.

• Paraqitet më vonë te marrëdhëniet kontraktuese. Edhe vendi i ekzekutimit të punës

juridike si fakt në bazë të cilit shprehet elementi I huaj juridiko-privat ( fakt i

identifikimi) në të drejta dhe detyrime të marrëdhënies konkrete juridiko-private has

në vështërsi në rastet kur puna juridike (kontrata) duhet të përmbushet në më tepër

shtete.

• Kshtu psh. Vendi i përmbushjes mund të jetë edhe në vendin ku kreditori ( shitësi) e

përmbush detyrimin ( e dorëzon mallin) e, edhe në vendin ku debitori (blerësi) e

përmbush detyrimin ( e paguan çmimin).

Page 20

• Elementi i huaj juridiko-privat në të drejtat dhe detyrime, tregon se delikti dhe kuazi-

delikti juridiko-privat a përmban (ngërthen) në vehte elementin e huaj ose jo.

• Vështërsit e identifikimit të elementit të huaj juridiko-privat në të drejta dhe

detyrime paraqiten në rastet kur veprimi kundër ligjor ( delikti kuazi delikti) kryhet (

shkaktohet) në një shtet, kurse pasojat e këtij veprimi shkaktohen në shtetin tjetër.

Në këtë rast, shtrohet pyetja se a është i shprehurelementi I huaj juridiko-privat në të drejta

dhe detyrime ?

52 Faktet Vendimtare të Marrëdhënieve Detyrimore me Element të Huaj

• Karakteri specifik i marrëdhënieve detyrimore në të Drejtën Ndërkombëtare Private

posaqërisht vjen në shprehje llojllojshmëria, dinamika dhe intensiteti i lidhmërisë së

tyre me shtet e ndryshme përkatësisht me sisteme juridike të shumta.

• Mundësia e përcaktimit të faktit ndërkombëtar (pikes së lidhjes) përkatësisht të

drejtës kompetente te marrëdhëniet kontraktuese me elment të huaj është më

komplekse se te cilado qoftë lëmi e marrëdhënieve juridiko-private me element të

huaj.

• Zgjidhjet që aplikohen në praktikë dhe legjislacionet e shteteve të ndryshme konkrete

lidhur me përcaktimin e faktit vendimtar përkatësisht të drejtës kompetente dhe

gjykatës para së cilës do të shqyrtohet marrëdhënia kontraktuese me element të

huaj tregojnë se aplikohen dy lloje të fakteve vendimtare, edhe atë, faktet

vendimtare që kanë të bëjnë me përmbajtjen e marrëdhënieve kontraktuese dhe faktet

vendimtare që aplikohen te forma e marrëdhënieve kontraktuese.

• Lidhur me përmbajtjen e disa marrëdhënieve kontraktuese si fakt vendimtar(primar)

për aplikin e të drejtës së shtetit të vendit ose të huaj dhe, për caktimin e kompetencës

së gjykatës së shtetit të vendit ose të huaj, merret vullneti i palëve (lex autonomia).



• Kurse si fakt vendimtar subsidiar merret ose vendi i lidhjes së punës juridike ose vendi i

përmbushjes (ekzekutimit) të punës juridike ose vendi i gjykatës para së cilës shtrohet

çështja vendi i lidhjes dhe vendi i ekzekutimit ( përmbushjes) të punës juridike ose

vendi i lidhmërisë më të afërt të punës juridike me shtetin e interesuar.

• Kur shtrohet çështja e formës së marrëdhënieve kontraktuese me element të huaj

juridiko-privat si fakt vendimtar (pike e lidhjes) merret vendi i lidhjes së punës juridike

(logus regit actum).

Similer Documents