Download Auditimi-Hysen Ismajli PDF

TitleAuditimi-Hysen Ismajli
File Size180.9 KB
Total Pages28
Document Text Contents
Page 1

Kuptimi dhe rendesia e auditimit

Perkufizimi i nocionit "auditim"

Fjala auditim rrjedh prej fjales latine audire qe do te thote te
degjosh.

Kuptimi klasik i auditimit ka qene qe auditori ka degjuar obliguesin
e auditimit.

Ekzistojne definime te ndryshme sa i perket auditimit. Auditmi
eshte proces i sistematizuar i mbledhjes dhe krijimit te
argumenteve mbi veprimtarine ekonomike dhe rezultatet me
qellim qe te percaktohet baraspesha dhe harmonizimi i raporteve
financiare me kriteret me pare te percaktuar.

Karakteristikat themelore te auditimit;

1. Ne menyre suplementare hulumtohet afarizmi i ndermarrjes,
pra i raporteve financiare,

2. Kerkohet harmonizimi i raporteve financiare dhe afarizimit te
ndermarrjes me kriteret me pare te percaktuar, me te cilat
sigurohet obljetiviteti dhe realiteti i raporteve financiare,

3. Mendimi i auditorit bazohet ne argumente objektive dhe u
dergohet shfrytezuesve te interesuar,

4. Auditmin e kryejne institucionet e pavarur dhe profesionale
jasht ndermarrjes.

Procedura ,
perkatesisht procesi i auditimit mund te trajtohet permes
ketyre 4 fazave:

 Mbledhja e argumenteve perkatese mbi aktivitete e kaluara,
 Zgjedhja e kriteriumeve permes te cilave pershkruhet

gjendja perkatese e aktivitetve te ndryshme,
 Krahasimi i puneve te kryera dhe kriteriumeve te zgjedhura,
 Pergaditja e raporteve ne te cilat trajtohet harmonizimi i

puneve te kryera dhe kriteriumeve te zgjedhura.

Qellimi i auditmit te mbrendshem eshte krijimi i mendimit

Page 2

perkatesisht argumenteve per te njohur efikasitetin e organizimit
dhe kontrrolleve mbrenda njesive te ndermarrjes.

Objekti dhe lenda e auditimit

Auditimi kuptohet si metode qellim i seciles eshte sigurimi i
informateve te besueshme per shfrytezues te ndryshem.

Me raportet financiare kuptohet me se shpeshti bilanci, raportet
mbi fitimin, raporti mbi ndryshimet e kryegjes, raporti mbi
rrjedhen e parase, si dhe shenimet e bashkangjitura te raporteve
financiare.

Qellimi i auditimit te pasqyrave financiare

Qellimi i matjes dhe i regjistrimit te aktiviteteve te biznesit eshte
qe te ofroje informacione te dobishme per ata te cilet kane nevoje
te marrin vendime.

Objektivi i pasqyrave financiare eshte te jape nje paraqitje te
vertete e te drejte te pozicionit financar, performances financiare
dhe fluksit te parase te njesise ekonomike raportuese dhe kete e
arrijne sipas standardit nr. 1, vetem ateher kur:

a. Kur jane te sakta dhe te plota ne pasqyrimin e permbajtjes
se ngjarjeve ekonomike,

b. Nese pergaditja e tyre bazohet ne vlersime te arsyeshme e
te bazuar,

c. Ku shenimet financiare jane pergaditur me detaje te
majftueshme per te dhene nje pamje te pergjithshme te
pozicionit financiar, performances financiaree dhe fluksit te
parase se njesise ekonomike raportuese.

Auditimi perfshin ekzaminimin e sistemit te informimit te perdorur
per te pergaditur raportet financiare dhe po ashtu perfshin
ekzaminimin e procedurave te kontrrollit qe perdorin organizatat
per te siguruar saktesine e informacionit kontabel.

Pasqyrat financiare qe auditohen jane:
1. Bilanci i gjendjes,

Page 14

 Perfundimi ose kryerja e auditimit- ne kete faze duhet te
jepet perfundimi mbi mjaftueshmerine e evidencave.

 Dhenia e raportit te auditorit.

Kushtet e angazhimit te auditorit ose leterangazhimi
duhet te permbaje:

1. Pranimin e angazhimit nga auditori,
2. Synimin dhe fusheveprimin e auditorit,
3. Shtrirjen e pergjegjesise se auditorit ndaj klientit dhe
4. Formen e raporteve te cilat duhet te pergaditen.

Standardet nderkombetare te auditimit
Ekzistojne tri kategori te standardeve:

a. Standardet e pergjithshme,
b. Standardet e punes ne terren dhe,
c. Standardet e raportimit.

a. Standardet e pergjithshme- ekziatojne tri lloje te
standardeve te pergjithshme e ato jane:

 Standardi pare- individi duhet te kete trajnimet e
nevojshme dhe aftesite e duhura, qe fitohen permes
arsimimit formal, programeve te arsimimit te vazhdueshem
dhe eksperiences.

 Standardi i dyte- kerkon qe auditori te jete i pavarur
gjate kryerjese se punes dhe te parandaloj rrezikimin e
objektivitetit te tij profesional si dhe pavaresise ne dukje;
pavaresia ne dukje eshte ajo ngjarje ose veprim qe ben
auditori, e qe mund te perceptohet prej shfrytezuesve te
pasqyrave financiare si nje arsye per te pasur nje besim te
rezervuar mbi objektivitetin e tij.

 Standardi i trete- kerkon nga auditori qe te kete kujdesin
e shtuar profesional, pra t'i permbahet rregullave dhe
nivelit profesional, qe perdorin edhe auditoret e tjere gjate
kryerjes se auditimit.

b. Standardet e punes ne terren-
 Planifikimi dhe mbykqyrja- duhet te behet nje

planifikim qe ne menyre efektive te kryhet auditim dhe te
zbulohen anomalite e mundshme gjate mbykqyrjes.

 Kontrrollet e mbrendshme- duhet te kuptohen nga
auditori kontrrollet e tilla dhe te konkludohet se a jane

Page 15

arritur: besueshmeria e raportimit financiar, te vepruarit
ne perputhje me ligjet dhe rregulloret ne fuqi si dhe
efektiviteti dhe efiqenca e operacioneve.

 Mjaftueshmeria dhe besueshmeria e evidences-
duhet te vlersohet besueshmeria e raporteve te formuluar
nga menaxhmenti i subjektit qe auditohet. P.sh. nese
bilanci i gjendjes tregon llogarine e arketueshme ne
vlere prej 1.5 milion, per te vertetuar kete auditori dergon
konfirmimet tek klientet dhe mund te vertetoje pagesat e
tilla.

c. Standardet mbi raportimin-
 A jane pasqyrat financiare ne perputhje me Stadndardet

kosovare te kontabilitetit,
 A jane zbatuar ne menyre konsistente,
 A jane bere te gjitha shpalosjet e duhura dhe
 Cilat jane pergjegjesite qe merr persiper auditori dhe

karakteri i punes se tij.

Etika dhe pavaresia- ka te beje me nje sistem ose kod te te
sjellurit qe bazohet mbi detyrat dhe obligimet morale mbi sjelljen
e auditorit.

Pergjegjesia e auditorit mbi gabimet, mashtrimet dhe
aktet legale- pasqyrat financiare jane pergjegjesi e
menaxhmentit ndersa auditori eshte i obliguar te jap opininonin e
tij mbi to. Auditori ka pergjegjesi te planifikoje dhe te kryeje
auditimet ashtu qe mos te zbulohen dhe evitohen te gjitha
anomalite e mundshme, qofshin ato qe vijne nga mashtrimet
qofte ato qe shkaktohen nga aktet legale.

Tri konceptet themelore te auditimit:
 Materialiteti- eshte madhesi e lementit ose gabimit qe ne

rast te mungeses se tij mund te ndikoje ose ndryshoj
vendimet ekonomike te marrura mbi pasqyrat financiare nga
ana e perdoruesve racionale.

 Rreziku i auditimit- eshte rreziku qe auditori pa dashje te
jape nje opinion auditimi te papershtashem ne rastin kur
pasqyrat financiare permbajne anomali materiale. Auditori
mund te jape vetem nje opinion te arsyeshem, qe do te thote
jo te plote dhe te sakte; se nuk permban anomali materiale.

Page 27

zbulimin e anomalive, dhe
 Testimi i kontrolleve per te vlersuar efikasitetin e tyre.

Te kuptuarit e kontrollit te mbrendshem
Ekzistojne 4 arsye per kontrolla te mbrendshme:

1. Identifikon llojet e keqpohimeve te mundshme,
2. Konsideron faktoret qe ndikojne ne rrezikun e keqpohimit

material,
3. Dizajnon testet e kontrollit, dhe
4. Dizajnon testet e pavarura ose thelbsore.

Ekzistojne 4 metoda per te dokumentuar te kuptuarit e kontrollit
te mbrendshem:

1. Kopjet e manualeve te procedurave te entitetit dhe skemat
organizative,

2. Pershkrimet treguese,
3. Pyetesoret e kontrollit te mbrendshem dhe
4. Organigramet.

Per te kuptuar kontrollin e mbrendshem te entitetit duhet te
kuptohen perbersit e kontrollit te mbrendshem:

1. Mjedisin e kontrollit,
2. Vlersimin e kontrollit,
3. Veprimtarine e kontrollit,
4. Informacionin dhe Komunikimin, dhe
5. Monitorimin.

Raporti i auditorit per pasqyrat financiare
Auditimi perfshine nje hetim te detajuar e sistematik te
dokumentacionit te kompanise dhe procedurave me qellim te
percaktimit te besueshmerise se pasqyrave financiare. Raporti i
auditorit duhet te shpreh mendimin e auditorit se pasqyrat
financiare ofrojne nje pasqyre te drejt dhe te vertete ne harmoni
me kornizen e raporteve financiare. Ekzistojne 4 lloje te raportit te
auditorit:

a. Opinioni me rezerve: Pasqyrat financiare paraqesin ne
menyre te drejte dhe te sakte ngjarjet ekonomike te
ndermarrjes per periudhen e mbuluar nga raportet e

Page 28

audituar.
b. Opininoni pa rezerve: Ka pasur kufizim ose pasqyrat

financiare jane pergaditur jo ne perputhje me rregullat dhe
standardet dhe si rrjedhoje keto kane pasur ndikim material
ne pasqyrat financiare.

c. Refuzimi i opinionit: Nuk jepet opinioni pershkak te
mungeses se evidencave te mjaftueshme dhe te besueshme
per te formuluar nje opinion mbi pasqyrat financiare ose
mungon pavaresia e auditorit.

d. Opinioni kunder: Pasqyrat financiare nuk japin nje pamje te
vertete te entitetit dhe pasqyrat financiare nuk jane
pergaditur ne pajtim me SNK, per kete edhe refuzon te jap
mendim apo raport auditori.

Similer Documents