Download Historia 2 PDF

TitleHistoria 2
File Size207.9 KB
Total Pages15
Document Text Contents
Page 1

Pyetje – përgjigjet nga H. SH. Dhe D, për kollokfiumin e dytë

Periudha Feudalizmit

• Çka nënkuptojmë me fjalën Feudalizëm?
• Feudalizmi është formación ekonomiko shoqëror me i ri dhe me progresiv se sa
formacioni skllavopronar.

• Prej nga vjen fjala Feudalizëm?
• Fjala feudalizëm rrjedh apo vjen nga fjala Germane fief që do të thotë Pronë

bujqësore sepse bazën ekonomike e ka në mardhenjet pronësore juridike te krijuar
mbi pronën bujqësore

• Në sa periudha ndahet Feudalizmi?
• Feudalizmi ndahet në tri Periudha:

o Feudalizmin e Hershëm
o Feudalizmin e zhvilluar dhe
o Feudalizmin e Vonshëm, para ne periudhën mesjetare

• Cila është dega kryesore e Ekonomisë në periudhën e Feudalizmit të
Hershëm?

• Në periudhën e feudalizmit të hershëm dega kryesore e ekonomisë ishte Bujqësia,
edhe pse gjatë kësaj periudhe ishin te zhvilluara edhe degët tjera te ekonomisë si,
zejtaria,xehetaria dhe tregtia mirëpo degë primare apo kryesore ishte Bujqësia.

• Cila është baza e kësaj Ekonomie?
• Baza e ekonomisë Feudale ishte Prona Feudale mbi tokën ose Feudi në këtë

periudhë dominojnë Feudet.

• Çka nënkuptojmë me pabarazi Formale Juridike?
• Pabarazia formale juridike është sistem me te cilin në një anë u njohën privilegjet e
trashëguara kurse ne anën tjetër lejohet diskriminimi dhe nënshtrimi i bujkrobërve.
eksploatimi bëhej jo ne bazë të veprimeve te ligjeve te ekonomisë se tregut por me
ane të dhunës shtetërore dhe politike

• Çka propagandonte kisha me ideologjinë e sajë për sundimtarin e asaj kohe?
• Sipas ideologjisë kishtare Sundimtari ishte Mëkëmbësi i perëndisë në tokë,ai vetëm
zbatonte vullnetin e perëndisë, andaj pa përkrahjen e kishës as qe mund te merrej
me mend qëndrimi ne fron i ndonjë sundimtari

• Shkollën Natyrore e karakterizonte përmbysja e Feudalizmit dhe e absolutizmit
Sundues ndërsa lëvizjet heretike te feudalizmit çka i karakterizon?
• I karakterizon krijimi i kishës protestante në Gjermani dhe Francë, ndërsa në
Angli i kishës Anglikane.

• Te sistemi shoqërorë sa i përket progresit të përgjithshëm,çka e karakterizon
Feudalizmin?
• E karakterizon instalimi i sistemit të Kolonatit i cili kishte marrë përmasa të mëdha,
ndërsa mardhënjet skllavopronare gjendeshin para shkatërrimit të plotë

Page 2

• Te Feudalizmi i hershëm dhe evoluimi i shtetit Feudal si konsideroheshin
Skllevërit si qenie të gjalla apo gjësende për shitje dhe punë të rëndë?
• Konsideroheshin si qenje njerëzore dhe kishin vlerë ma të madhe në treg ngase
për çdo ditë pakësohej numri i tyre.

• Në fazën e Demokracisë ushtarake te shtetet barbare si konsideroheshin
prijësit ushtarak?

• Në fazën e Demokracisë ushtarake te shtetet barbare prijësit ushtarak
konsideroheshin Mbretër

Shteti i Frankëve

• Nga disa historian, shteti i frankve a ishte shtet Feudal apo para feudal?
• Sipas disa teoricintëve dhe historianëve shteti i Frenkve ishte shtet tipik para feudal

• Shkruaj për nocionin e shtetit të frankve se çfar shteti ishte në kohen e
Feudalizmit?
• Shteti i frankëve ishte një shtet tipik i feudalizmit te hershem dhe i takonte grupit të
,,mbretërive barbare”

• Në sa periudha ndahet shteti i frankëve?
• Zhvillimi i shtetit te frankëve ndahet ne dy periudha te mëdha: Në periudhën e
Merovingëve dhe Periudhen e Karolingëve, Këto dy periudha quheshin kështu
sipas Dinastive qe sundonin.

• Kur e përjetoi zhvillimin ma të madh shteti i Frankëve?
• Shteti i Frankëve, zhvillimin ma të madhe e përjetoi në periudhën e Merovingëve që
nga viti 800 kur edhe u kurorëzua Karli i Madh, Perandor i ish Perandorisë Romake.

• Në shtetin e frankëve e tër popullsia ndahej në?
• Ndahej në bujkrobër dhe feudal

• Çka kuptojmë me fjalën Benificum?
• E mirë tokësore, e banuar me prodhues të drejtpërdrejtë

• Te mardhënjet feudale në krye te shtetit qëndronte sundimtari,Si quhej
Sundimtari?
• Quhej Sizereni – Sizereni ishte sundimtari ma i lartë i hierarkisë feudale.

• Në sa shtresa apo klasa ndahej popullsia në shtetin e frankëve?
• Ndahej në dy klasa: Feudalët dhe bujkrobërit

• Si quhej akti juridik me të cilin bëhej ndryshimi i statusit të qytetarit të lirë?
• Quhej komendacio

• Në periudhen e Merovingëve çfarë rregullimi shtetëror kishte shteti i frankёve?
• Rregullimi shtetëror në periudhën e Nerovingve, shteti i Frenkëve ishte MONARKI

Page 7

• Si quhej kategorija e trete e popullates te kalifati arab?
• Quhej Zimie (populli i kontratës).

• Populli hebre te kalifati arab a e kishte Kur’anin e vet (po ose jo)?
• Po

• Si është quajtur ai kur’an te hebrenjtë e kalifatit arab?
• Është quajtur Kitab .

• Sipas një hadithi të shkruar nga Muhamedi në cilat raste liroheshin skllevërit
nga robëria të cilin hadith e ka cituar edhe kryemami i Kosovës Sabri Bajgora?
• Kush e rrahë apo i mëshon shuplakë robit të vet pa të drejtë, shpagimi për këtë
veprim është lirimi i përjetshëm i atij robi.

• Çka ndaloj feja e islamizmit?
• Fajdenë, bixhozin, dhe alkoolin.

• Te rregullimi shtetëror i kalifatit arab kush qëndron në krye të shtetit i cili ishte
krye-pari i Fes islame?
• Qëndronte Kalifi

• Për tu emëruar kalifi çfarë vlerash njerëzore kërkoheshin nga ai kandidat dhe
cilës gjini farefisnore kërkohej ti takonte?
Duhej ti plotësonte disa kushte elementare; fizike, intelektuale dhe morale, te ishte i
moshës madhore dhe ti takonte familjes apo te ishte pasardhës i gjinisë se
Muhamedit

• Kalifi, te kalifati arab, çfarë personaliteti ishte dhe si konsiderohej për kalifatin
arab?
• Konsiderohej mbrojtës i islamizmit, kujdesej për pastërtinë e fesë dhe respektimin e
ritualeve fetare .

• Te kalifati arab, cili ishte organi me i larte i rregullimit shtetëror dhe si quhej?
• Kuvendi i te gjithë Sheikëve i quajtur Shura.

• Cilat ishin te drejtat e kalifit te kalifati arab?
• Përfaqësonte shtetin brenda dhe jashtë, ishte komandant supreme i ushtrisë, ishte
instanca me e larte gjyqësore ne vende, i emëronte nëpunësitë më të lartë të
administratës shtetërore dhe kujdesej për realizimin e tatimeve e te ngjashme

• Te kalifati arab ne krye te emiratit kush qëndronte?
• Qëndronte Emiri.

• Emiri, çfarë subjekti ishte në kalifatin arab?
• Ishte organ dhe subjekt shtetëror.

• Emiri, cilin pushtet e drejtonte ndërsa për ushtrinë e emiratit çka ishte ai?
• Kishte pushtetin me te larte administrativ - politik dhe njëherësh ishte komandant
supreme i ushtrisë së emiratit.

Page 8

• Si quhej pagesa e tatimit për toke?
• Quhej Ushur.

• Çka nenkupton me fjalen gjihad?
• Domethënë lufte e shejtë.

Bizanti

• Te rregullimi shtetëror për nga forma çfarë ka qenë Bizanti?
• Për nga forma e pushtetit Bizanti ka qenë Monarki Despotike (autokratike) me

karakter te theksuar teokrat

• Cilat ishin organet e shtetit Bizantin?
• Janë monarku, senati (sinklit), 60 klasë të nëpunësve shtetëror dhe njëzet tituj,

këshilli shtetëror etj.

• Te krijimi i Bizantit dhe veçorit e feudalizmit Bizantin, çka kuptojmë me fjalën
PRONIA?
• Pronia ka qenë një sipërfaqe e madhe tokësore e banuar me fshatar gjysmë të lire
të cilën shteti ja jepte një njeriu te lirë, ne zotërim dhe shfrytëzim te përjetshëm
pa te drejte te tjetërsimit dhe te lënies ne trashëgim me kusht qe ky te kryente
shërbime te ndryshme shtetërore e ne rend te par shërbimin ushtarak.

• Si konsiderohej zgjedhja e perandorit dhe nga kush konsiderohej i zgjedhur?
Në Bizant, posti i perandorit asnjëherë formalisht (juridikisht) nuk u bë i
trashëgueshëm, mirëpo perandorët ia caktonin vetes një bashkësundimtar,
zakonisht nga radhët e te afërmeve te vet, e me se shpeshti njërin nga djemtë e tij te
mitur dhe në ketë mënyrë realisht bëhej trashëgimi dhe vazhdonte kontinuiteti i një
dinastie.

• Burimet e së drejtës në Bizant?
• E drejta bizantine fondamentin e ka në të drejtën romake, bile ne tre shekujt e pare
ajo realisht është e drejtë romake.

• Bazilika ligj i kujt konsiderohej te e drejta e Bizantit?
• Aktivitetin ligjvënës, dinastia maqedonase e kurorëzoi me nxjerrjen e ligjit te quajtur
• BAZILIKA.

• Si quheshin ligjet e perandorisë në Bizant?
• Prohieroni, Epanagoga dhe Bazilika

• E drejta penale Bizantine bënte njëfarë nuancimi te përgjegjshmërisë penale te
• personat e moshës 7 vjeçare dhe të sëmurët psikik. Shtrohet pyetja kur këta
• persona kryenin vepër penale, përgjigjeshin apo nuk përgjigjeshin?
• Personat deri ne moshën 7 vjeçare dhe te sëmuret psikik nuk përgjigjeshin për

veprat e tyre.

• Te e drejta penale Bizantine vrasja e hajnit natën dënohej apo nuk dënohej?
• Vrasja e hajnit natën nuk dënohej e as e ati që vritej në shtëpi te huaj ose ne

Page 14

burimet themelore janë: Kur’ani, Hadithi (sunneti), Tradita, Ixhma, Doktrina,
dhe Kijas ose analogjia juridike

4. Te besimi islam çka është Kur’ani. Në sa sure ndahet Kur’ani,
ndërsa i tërë teksti Kur’anor prej sa ajteve përbëhet?
Te besimi islam, Kur’ani është libër i shenjtë, ai përbëhet prej 114 sureve
dhe6.666 ajeteve

5. E drejta e sheriatit, në të njëjtën kohë, me sa gra lejohej martesa?
E drejta e sheriatit lejonte martesën me katër gra.


6. Çka nënkupton me fjalën “mehri”?

“Mehr-i” ka qenë dhurata e martesës, të cilën burri ia jepte gruas. “Mehri”
nuk ka qenë i obligueshëm për lidhjen e martesës, por megjithatë jepej gati
rregullisht. Mehri i takonte personalisht gruas e jo familjes së sajë, sipas
rregullave një pjesë e kësaj dhurate i jepej gruas me rastin e lidhjes së
martesës, ndërsa pjesa tjetër, në rast të shkurorëzimit.

7. Çka nënkupton me fjalën “kitabije”
Kitabije është gruaja e krishterë apo hebraike me të cilën mundë të martohej
Myslimani.

8. Cilat ishin pengesat martesore sipas të drejtës martesore.
Pengesat martesore ishin gjinia e gjakut, vija vertikale pa marrë parasysh shkallën,
ndërsa në vijën e tërthortë pengesat ekzistonin deri në shkallën e katërt të gjinisë së
gjakut. Edhe gjinia sipas qumështit paraqet pengesë për lidhje të martesës. Pra e
drejt e sheriatit e sanksionon martesën endogame.

9. Te e drejta penale e perandorisë osmane, aksepton parimin e vetëdijesimit dhe të
përgjegjësisë individuale. Për çdo delikt ose për çdo shkelje të së drejtës
parashihte dy dënime. Cilat ishin ato dy dënime?
Ato dy dënime ishin: dënimi në këtë botë dhe dënimi në botën tjetër para
perëndisë.

10. Te e drejta penale islame, në Perandorinë Osmane, çfarë dënimesh
parashiheshin për konvertimin e fesë dhe për amoralitetin e gruas së
martuar?
Për konvertimin e fesë parashihej dënimi me vdekje, po ashtu për
amoralitetin e gruas së martua (nëse vërtetohej me katër dëshmitar
parashihej dënimi me vdekje (mbytja me gurë ose ngujimi pa ushqim deri në
vdekje).

11. Shkruaj në formë të esesë çka din për të drejtën e luftës nga e drejta e
sheriatit i cili ka mjaft norma edhe mbi të drejtën e luftës.

E drejta e luftës në të drejtën e sheriatit ka qenë mjaft e avancuar dhe kishte mjaft
elemente të krahasueshme me të drejtën bashkëkohore humanitare.
Për ilustrim këtu mundë ti citojmë fjalët apo porositë që ua jepnin udhëheqësit
shtetëror ushtarëve që niseshin në luftë:
“Trima” kur të ndodheni në betejë, luftoni si trima dhe kreshnik. Kurrë mos lejoni
që mbi ju të bjerë njolla e pabesisë dhe tradhtisë. Kurrë këndë mos e shëmtoni, e

Similer Documents